250L
7 në gjendje
Ka fjalë që meritojnë të shkruhen e jo thjesht të dërgohen. Një kartolinë i kthen ato në një kujtim të vogël që ruhet, preket dhe lexohet sërish 💌
📜 Materiali: Karton 350gsm me teksturë
📏 Madhësia: A6 {A5 e palosur}
🤎 Shoqërohet me një zarf kaf
🖋️ Brenda ka dy faqe bosh, ndërsa në pjesën e pasme është e printuar logoja jonë
Ju lutem, kini parasysh se ngjyrat e produktit mund të duken pak ndryshe në ekran, në varësi të ndriçimit gjatë fotografimit dhe cilësimeve të pajisjes suaj.
Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.
Për aksesorët e vegjël, vlera minimale e porosisë është 890L.
Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.
Për ne, leximi nuk është vetëm historia që rrjedh nga faqja në faqe. Është edhe mënyra si e shoqëron atë moment, si i rikthehesh një pjese të dashur, si mban shënim një mendim apo si i kushton vëmendje detajeve të vogla. Te Një Libër e Një Bisedë Shop, aksesorët tanë janë krijuar për ta bërë këtë përvojë më të bukur dhe më të plotë. Çdo produkt dizajnohet nga Sara (unë 🥰) dhe prodhohet në Shqipëri nga duart e bizneseve të vogla vendase!
Për të të ofruar një përvojë sa më të mirë, përdorim teknologji si cookies për të ruajtur ose aksesuar informacione nga pajisja jote. Kur jep pëlqimin, na lejon të përpunojmë të dhëna si mënyra si përdor faqen ose identifikues unikë në këtë faqe. Nëse nuk jep pëlqimin, ose nëse e tërheq atë më vonë, disa veçori dhe funksione të faqes mund të mos punojnë siç duhet.