Përgjigjet e Shpejta për Pyetjet më të Shpeshta
Nëse ke ndonjë pyetje mbi produktet ose porositë, ka shumë mundësi ta gjesh përgjigjen këtu. Por nëse nuk e gjete përgjigjen që do, të lutem na kontakto nëpërmjet email-it ose Instagramit.
Mbi Produktet
A është kuleta e librave e përshtatshme për librat e mi?
Detajet mbi madhësinë e kuletave i gjen te përshkrimi i secilit model. Aty kemi përfshirë dhe formatet e librave që përshtaten me kuletën përkatëse.
Nëse ende ke ndonjë paqartësi, mund të na kontaktosh direkt në Instagram ose me email.
Çfarë ndryshimi ka kuleta për libra me kuletën për Kindle?
Kuleta për Kindle është krijuar kryesisht për pajisje të vogla elektronike, si e-reader dhe iPad Mini. Në të njëjtën kohë, ajo është e përshtatshme edhe për libra të vegjël. Për më shumë informacion rreth kuletës për Kindle, lexo përshkrimin këtu.
Nga ana tjetër, kuleta për libra është madhësi më e madhe, perfekte për librat fizikë standardë në Shqip ose Anglisht.
A vjen me pipë gota e qelqit?
Po, gota e qelqit vjen me një pipë qelqi të thjeshtë dhe një kapak bambuje. Nëse do të blesh një pipë qelqi shtesë me dizajn të veçantë, kliko këtu.
A mund ta marr një produkt në një ngjyrë/madhësi/dizajn tjetër?
Jo, produktet vijnë ashtu siç i sheh në faqe. Nëse ke ndonjë rekomandim ose këshillë për produkte të ardhshme, mos ngurro të na kontaktosh!
A bëni personalizime?
Jo, nuk e ofrojmë si shërbim. Megjithatë, mund të krijosh një set sipas dëshirës me produktet që të pëlqejnë më shumë. Mjafton të klikosh këtu për të shkuar te faqja “Krijo Setin Tënd”.
Ofroni karta dhuratë?
Po, ofrojmë edhe karta dhuratë, të cilat mund t’i gjesh këtu. Nëse nuk e di çfarë produktesh të zgjedhësh për dikë, karta dhuratë është një zgjidhje shumë e mirë. Mjafton të blesh një kartë me shumën që dëshiron, dhe personi që e merr ka 24 muaj kohë për ta përdorur për çdo produkt në faqen tonë.
Pagesa për kartat dhuratë kryhet vetëm nëpërmjet transfertës bankare. Sapo pagesa të konfirmohet, karta dërgohet me email, te ti ose direkt te përfituesi.
Mbi Porositë
Sa kushton transporti?
Për të gjitha porositë që përfshijnë një kuletë për libra, transporti kudo në Shqipëri është falas.
Nëse porosia jote nuk përfshin një kuletë për libra, transporti kushton 200L në Tiranë dhe 300L në rrethe.
A dërgoni dhe në Kosovë/Maqedoni të Veriut?
Po, dërgojmë. Për më shumë informacione na kontakto në Instagram.
Sa vonon porosia?
Porosia zakonisht mbërrin brenda 1–2 ditësh nga momenti i blerjes. Një ditë nevojitet për përgatitjen e saj dhe një ditë tjetër për dorëzimin.
Nëse të duhet më shpejt, lër një shënim në checkout ose na shkruaj në Instagram.
Cilat metoda pagesash pranoni?
Për momentin mund të paguash ose kur të dorëzohet porosia, ose me transfertë bankare mes bankave shqiptare. Nëse zgjedh transfertën bankare, porosia dërgohet vetëm pasi pagesa të jetë konfirmuar në llogarinë tonë.
A bëni paketime dhuratash?
Të gjitha porositë paketohen si dhuratë, qoftë kur i blen për veten, qoftë për dikë tjetër. Paketimi përfshin letër velinë me dizajn, stickera, kartolinë falënderimi dhe vjen në kuti ose në zarf letre, sipas produktit. Gjithashtu, porosia brenda nuk përfshin kupon tatimor. Ai i dërgohet blerësit elektronikisht pas blerjes.
Ende Ke Pyetje?
Nëse nuk e gjete përgjigjen për pyetjen tënde, ose të ka mbetur ndonjë paqartësi, na shkruaj direkt me email.