Është Hera Jote e Parë Këtu?
Për të ta bërë fillimin më të thjeshtë, kemi mbledhur këtu produktet tona më të pëlqyera, kategoritë kryesore dhe disa nga zgjedhjet që e përfaqësojnë më së miri Një Libër e Një Bisedë Shop.
Nga t'ja Nisësh
Një Ide që Mori Jetë Krejt Natyrshëm
Një Libër e Një Bisedë Shop lindi në një ditë të bukur pranvere, kur Sara (unë), si një adhuruese e librave dhe artikujve të shkrimit, vendosa të krijoja një hapësirë me aksesorë të vegjël leximi dhe shkrimi. Ajo që nisi si një hobi me skeda ngjitëse pastel dhe sticky notes transparente, me kohën u kthye në këtë botë të vogël që sheh sot.
Që prej krijimit të podcastit, Një Libër e Një Bisedë ka qenë gjithmonë një strehë e ngrohtë për libradashësit shqiptarë. Një vend ku dashuria për librat takohet me bukurinë e detajeve të vogla. Dhe sot, ajo vazhdon të mbetet një hapësirë e vogël, e krijuar me dashuri për këdo që ndihet si në shtëpi mes faqeve të librit dhe detajeve të veçanta.
Zbulo Koleksionet Tona
Te Një Libër e Një Bisede Shop, disa koleksione lindin nga faqet e librave, të tjera nga ndjesia që të jep një stinë apo një periudhë e caktuar dhe disa bëhen pjesë e përhershme e dyqanit. Të ndryshëm nga njëri-tjetri, por të gjithë të krijuar me të njëjtën dashuri për detajin.
Produktet më të Shitura
Krijo Setin Tënd të Leximit
Zgjidh produktet që të pëlqejnë dhe krijo një set që përputhet me stilin tënd. Qoftë për vete apo për dhuratë, çdo kombinim e krijon si të pëlqen ty!







