Arsye dhe Ndjenjë

1,200L

1 në gjendje

Dy motra, dy mënyra për të jetuar dashurinë.

Tri motra humbasin të atin dhe gjenden ngushtë ekonomikisht për shkak të makutërisë së kunatës së tyre. Një varg ndodhish të shkaktuara nga varfëria e papritur do të ndikojnë edhe në jetën personale të tyre, sidomos të dy motrave të mëdha. Elinora dhe Mariana Deshud janë krejtësisht të kundërta me njëra-tjetrën.

Mariana, e cila udhëhiqet nga zemra, bie kokë e këmbë në dashuri me një djalosh të pashëm, por aspak të qëndrueshëm, gjithnjë në kërkim të një vajze me prikë. Ajo shpërfill krejtësisht paralajmërimet e së motrës, Elinorës që, me natyrën e vet tejet të përmbajtur, përpiqet të fshehë zhgënjimet e veta romantike edhe nga njerëzit e saj më të afërt. Përmes përvojave të tyre paralele të dashurisë, vajzat piqen dhe mësojnë të pajtojnë arsyen dhe ndjenjën, në përpjekje për të gjetur lumturinë në një shoqëri ku statusi dhe paratë qeverisin edhe dashurinë.

Kjo vepër satirike, e shkruar me ndjenjë e humor të hollë, konsiderohet sot e kësaj dite një gur themeli i letërsisë botërore, prandaj dhe është ekranizuar shumë herë për kinemanë dhe televizionin.

Përshkrimi
  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi
  • Kategoria: Letërsi Klasike, Romancë
  • Viti i Publikimit: 2023
  • Përkthyesi: Erdi Ibro
  • Numri i Faqeve: 386 faqe
  • ISBN: 9789928371607

Krenari dhe Paragjykim nga Jane Austen
✦ Gra të Vogla nga Louisa May Alcott
✦ North and South nga Elizabeth Gaskell
Bindja nga Jane Austen

Libri vjen i paketuar dhe me një nënvizues pastel dhuratë! Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.

Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.

Kombinohet bukur me:

Për libradashësit dhe adhuruesit e detajeve

Një Libër i Paketuar si Dhuratë

Te Një Libër e Një Bisedë Shop, çdo libër i blerë vjen i paketuar bashkë me një nënvizues pastel falas. Sepse një libradashës e meriton që libri i tij të ndihet si një dhuratë, qoftë për veten apo për dikë tjetër. Dhe kur e shoqëron me aksesorët tanë, paketimi bëhet edhe më i plotë.

Zbulo Aksesorët për Libra

Shënjues Faqesh Magnetikë

Një shënjues që nuk të zhduket papritur? Shënjuesit magnetikë vendosen lehtësisht në faqen që do dhe qëndrojnë aty ku i lë. Të premtojmë!

Kuleta për Libra

Libri yt meriton të ruhet nga palosjet dhe dëmtimet. Prandaj, për titullin që të shoqëron kudo, zgjidh kuletat tona për ta mbajtur si të ri.

Skeda Ngjitëse Pastel

Nëse nuk do t'i harrosh librat që lexon, mbaj shënime! Skedat ngjitëse të ndihmojnë të veçosh pjesët që të kanë lënë më shumë përshtypje.

Disa fjalë nga klientët

Pse Zgjodhën Një Libër e Një Bisedë Shop

Shih Nëse të Pëlqen Diçka Tjetër