Ema

1,000L

Nuk është në gjendje

Dashuritë e të tjerëve i ka në dorë. Të vetën, jo edhe aq.

Ema Udhauz është e bukur, e pasur dhe inteligjente. E kënaqur me jetën e saj, ajo nuk mendon se ka nevojë as për dashurinë, as për martesën. Megjithatë, gjëja që e tërheq më shumë është të ndërhyjë në jetën sentimentale të të tjerëve. Aq e sigurt është në bindjet e veta, sa shpesh nuk arrin të kuptojë sa gabim mund të jetë.

Teksa përpiqet të rregullojë fatin e një shoqeje, Ema futet në një varg keqkuptimesh, iluzionesh dhe ambiciesh shoqërore që rrezikojnë të prishin lumturinë jo vetëm të të tjerëve, por edhe të sajën. Me humor të hollë, ironi dhe shumë finesë, Jane Austen krijon një komedi romantike plot sharm, ku një heroinë jo e përkryer mëson gradualisht të shohë përtej vetes dhe gabimeve të saj.

Përshkrimi
  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi
  • Kategoria: Letërsi Klasike, Romancë
  • Viti i Publikimit: 2014
  • Përkthyesi: Ledia Dushi
  • Numri i Faqeve: 376 faqe
  • ISBN: 9789928175250

Krenari dhe Paragjykim nga Jane Austen
Gra të Vogla nga Louisa May Alcott
North and South nga Elizabeth Gaskell
Arsye dhe Ndjenjë nga Jane Austen

Libri vjen i paketuar dhe me një nënvizues pastel dhuratë! Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.

Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.

Kombinohet bukur me:

Për libradashësit dhe adhuruesit e detajeve

Një Libër i Paketuar si Dhuratë

Te Një Libër e Një Bisedë Shop, çdo libër i blerë vjen i paketuar bashkë me një nënvizues pastel falas. Sepse një libradashës e meriton që libri i tij të ndihet si një dhuratë, qoftë për veten apo për dikë tjetër. Dhe kur e shoqëron me aksesorët tanë, paketimi bëhet edhe më i plotë.

Zbulo Aksesorët për Libra

Shënjues Faqesh Magnetikë

Një shënjues që nuk të zhduket papritur? Shënjuesit magnetikë vendosen lehtësisht në faqen që do dhe qëndrojnë aty ku i lë. Të premtojmë!

Kuleta për Libra

Libri yt meriton të ruhet nga palosjet dhe dëmtimet. Prandaj, për titullin që të shoqëron kudo, zgjidh kuletat tona për ta mbajtur si të ri.

Skeda Ngjitëse Pastel

Nëse nuk do t'i harrosh librat që lexon, mbaj shënime! Skedat ngjitëse të ndihmojnë të veçosh pjesët që të kanë lënë më shumë përshtypje.

Disa fjalë nga klientët

Pse Zgjodhën Një Libër e Një Bisedë Shop

Shih Nëse të Pëlqen Diçka Tjetër