Një Ide që Mori Jetë Krejt Natyrshëm
Një Libër e Një Bisedë Shop lindi në një ditë të bukur pranvere, kur Sara (unë), si një adhuruese e librave dhe artikujve të shkrimit, vendosa të krijoja një hapësirë me aksesorë të vegjël leximi dhe shkrimi. Ajo që nisi si një hobi me skeda ngjitëse pastel dhe sticky notes transparente, me kohën u kthye në këtë botën e vogël që sheh sot.
Që prej krijimit të podcastit, Një Libër e Një Bisedë ka qenë gjithmonë një strehë e ngrohtë për libradashësit shqiptarë. Një vend ku dashuria për librat takohet me bukurinë e detajeve të vogla. Dhe sot, ajo vazhdon të mbetet një hapësirë e vogël, e krijuar me dashuri për këdo që ndihet si në shtëpi mes faqeve të librit dhe detajeve të veçanta.
Çfarë na Bën Ne Ndryshe?
Ne besojmë se edhe detajet më të vogla kanë një lloj magjie të tyren. Një shënjues, një kuletë libri apo një gotë e bukur mund të duket si diçka e thjeshtë, por shpesh janë pikërisht këto gjëra që i japin përditshmërisë pak më shumë ngrohtësi dhe ndjesi. Produktet e dyqanit tonë nuk janë krijuar vetëm për t’u parë, por për t’u mbajtur pranë dhe për t’u bërë pjesë e atyre çasteve të vogla që na bëjnë të ndihemi mirë.
Ajo që Mungonte, Zuri Rrënjë Këtu
Një Libër e Një Bisedë Shop lindi si një dëshirë për të pasur produkte për libradashësit në shqip. Shumica e artikujve që gjen këtu marrin jetë në Shqipëri. Pasi dizajnet mendohen dhe krijohen nga unë, ato kalojnë nëpër duar profesionale që u japin formë me shumë kujdes. Ndoshta pikërisht për këtë, kjo botë e vogël ndihet kaq personale: sepse nuk vjen thjesht si një produkt i gatshëm, por rritet ngadalë, afër nesh, me ndjesi dhe përkushtim.
Një Pako që Ndihet si Dhuratë
Për ne, paketimi është pjesë e gjithë përvojës. Kujdesi nuk mbaron te produkti, por vazhdon edhe te mënyra si të bën të ndihesh kur e hap. Na pëlqen që çdo porosi të ketë atë ndjesinë e një dhurate të vogël, të zgjedhur dhe të paketuar me kujdes edhe kur është porositur për veten.