Agjendë Akademike – Lemon Sorbet

1,750L

Nuk është në gjendje

Për një vit akademik me më pak rrëmujë dhe më shumë qartësi.

Planifiko muajin dhe javën: Ki të qartë çfarë ke për të bërë dhe organizo më lehtë ditët e tua.

Mbaji afatet nën kontroll: Provimet, projektet dhe datat e rëndësishme kanë vendin e tyre, që të mos të të shpëtojë asgjë.

Organizo edhe pjesën tjetër të përditshmërisë: Nga buxheti dhe zakonet, te synimet dhe kujdesi për veten, sepse jeta nuk mbaron te mësimet.

Gjej vend edhe për gjërat që të pëlqejnë: Mbaj shënim librat që lexon, idetë, planet dhe gjithçka tjetër që do të ruash gjatë vitit.

Viti akademik ka një zakon të keq: gjërat shtohen pa e kuptuar. Një detyrë këtu, një provim atje, një prezantim javën tjetër dhe papritur ke pesë gjëra për të bërë njëherësh. Pikërisht këtu hyn në punë një agjendë e mirë. Të ndihmon t’i kesh të gjitha të shënuara dhe të organizuara, në vend që të përpiqesh t’i mbash të gjitha në mendje.

Kjo është edhe ideja pas agjendës sonë akademike: ta bëjë gjithë atë rrëmujë pak më të menaxhueshme.

Përshkrimi

📏 Madhësia: A5
📖 Materiali: Kapak i fortë
🌀 Lidhje spirale
📝 Letër e bardhë 90gsm
💌 256 faqe

Përgatitja: Synime akademike, prioritete, motivim, lista e blerjeve, kujdesi për veten dhe ide për pushimet nga mësimi.
Biblioteka ime: Rafti i librave të lexuar dhe ditari i leximit për gjithë vitin.
Kalendari 2026/27: Pamje e viteve 2026 dhe 2027, së bashku me festat zyrtare.
Orari mësimor: Dy orare të plota për semestrat, me hapësirë për shënime.
Planifikimi mujor & javor: Nga shtatori 2026 në shtator 2027, me pamje mujore dhe dy faqe për çdo javë.
Zakonet e mia: Gjurmues për çdo muaj, ku mund të zgjedhësh zakonet dhe synimin e ditëve që do të arrish.
Buxheti mujor: Të ardhurat, shpenzimet, kursimet dhe buxheti i planifikuar, të gjitha në një vend.
Provime & projekte: Hapësira të dedikuara për provimet, afatet dhe detajet e projekteve.
Shënime: Faqe të lira për gjithçka tjetër që do të mbash shënim.

Agjenda vjen e paketuar në kuti me një sticker sheet dhuratë! Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.

Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.

Kombinohet bukur me:

Për studentët dhe adhuruesit e detajeve

Një Kuletë për Agjendën që të Shoqëron Kudo

Një agjendë që përdoret çdo ditë kalon shumë kohë në çantë, mes librave, laptopit dhe gjërave të tjera që marrim me vete. Kuletat tona të librave janë një mënyrë e bukur dhe praktike për ta mbajtur agjendën të mbrojtur. Të qepura këtu në Shqipëri nga duart e një rrobaqepësie të vogël, ato i shtojnë pak më shumë kujdes dhe personalitet një pjese të vogël të përditshmërisë sonë.

Përgatitu për Vitin e Ri Akademik

Seti Akademik Mini

Kur ditët mbushen me afate, shënime dhe gjëra për të mos harruar, pak organizim bën diferencën. Ky set të ndihmon t’i mbash të gjitha në vijë.

Seti Akademik i Plotë

Nëse do të jesh plotësisht gati për shkollë, ky është seti për ty. Ka gjithçka që të duhet për t’u organizuar edhe në ditët më të ngarkuara.

Kuleta për Laptop

Kush tha që një çantë laptopi duhet të jetë e zakonshme? Shih modelet tona më të bukura dhe praktike, të krijuara për përdorim të përditshëm.

Disa fjalë nga klientët

Pse Zgjodhën Një Libër e Një Bisedë Shop

Shih Nëse të Pëlqen Diçka Tjetër