1,500L
3 në gjendje
Ajo kërkoi lirinë, por u dënua të harrohej nga të gjithë.
Adi Lary do vetëm një gjë: të jetë e lirë. Të mos martohet me dikë që nuk e do, të mos mbyllet në një jetë të paracaktuar për të dhe të mos humbasë veten përpara se ta ketë njohur vërtet botën. Por dëshira e saj plotësohet në mënyrën më të pamëshirshme. Pas një pakti të bërë në dëshpërim, Adi fiton pavdekësinë, por dënohet të harrohet nga çdo njeri që ajo takon. Askush nuk e mban mend, askush nuk mund ta njohë vërtet dhe çdo gjurmë që ajo përpiqet të lërë zhduket sapo kthen shpinën.
Për shekuj me radhë, Adi endet nëpër qytete, kohë dhe histori, duke mësuar si të mbijetojë në një botë ku është gjithmonë e pranishme, por asnjëherë e mbajtur mend. Derisa një ditë, në një librari, ndodh e pamundura: dikush e njeh. Mes magjisë, vetmisë dhe dëshirës për të lënë gjurmë, “Jeta e Padukshme e Adi Larysë” është një roman i bukur dhe melankolik për dashurinë dhe nevojën për të ekzistuar diku, në kujtesën e dikujt.
✦ Libraria e Humbur nga Evie Woods
✦ Biblioteka e Mesnatës nga Matt Haig
✦ The Night Circus nga Erin Morgenstern
✦ The Bear and the Nightingale nga Katherine Ardin
Libri vjen i paketuar dhe me një nënvizues pastel dhuratë! Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.
Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.
Te Një Libër e Një Bisedë Shop, çdo libër i blerë vjen i paketuar bashkë me një nënvizues pastel falas. Sepse një libradashës e meriton që libri i tij të ndihet si një dhuratë, qoftë për veten apo për dikë tjetër. Dhe kur e shoqëron me aksesorët tanë, paketimi bëhet edhe më i plotë.

Një shënjues që nuk të zhduket papritur? Shënjuesit magnetikë vendosen lehtësisht në faqen që do dhe qëndrojnë aty ku i lë. Të premtojmë!

Libri yt meriton të ruhet nga palosjet dhe dëmtimet. Prandaj, për titullin që të shoqëron kudo, zgjidh kuletat tona për ta mbajtur si të ri.

Nëse nuk do t'i harrosh librat që lexon, mbaj shënime! Skedat ngjitëse të ndihmojnë të veçosh pjesët që të kanë lënë më shumë përshtypje.
Për të të ofruar një përvojë sa më të mirë, përdorim teknologji si cookies për të ruajtur ose aksesuar informacione nga pajisja jote. Kur jep pëlqimin, na lejon të përpunojmë të dhëna si mënyra si përdor faqen ose identifikues unikë në këtë faqe. Nëse nuk jep pëlqimin, ose nëse e tërheq atë më vonë, disa veçori dhe funksione të faqes mund të mos punojnë siç duhet.