Kartë Dhuratë

Interval çmimesh: 1,500L deri më 7,000L

Zgjedhja më e mirë kur nuk di çfarë të dhurosh.

Ka raste kur nuk të vijnë fare idetë e duhura për një dhuratë. Ndoshta personi që ke në mendje ka shije shumë të veçantë, ose thjesht ti s’po vendos dot mes kaq shumë zgjedhjesh.

Pikërisht për këto raste karta dhuratë është një mënyrë e thjeshtë dhe e bukur për të dhuruar diçka pa stres.

Ti i jep dikujt mundësinë të zgjedhë atë që i pëlqen më shumë nga Një Libër e Një Bisedë Shop dhe nuk e stërmendon nëse është zgjedhja e duhur ose jo. Më pak hamendësime për ty, më shumë qejf për personin që do ta marrë.

Detaje

💝 Pasi zgjedh shumën e caktuar, vendos të dhënat e tua ose të dhënat e përfituesit të kartës dhuratë. Pagesa kryhet vetëm nëpërmjet transfertës bankare.

Sapo pagesa të konfirmohet, karta dërgohet me email, te ti ose direkt te përfituesi.

‼️ Kujdes: Karta dhuratë është e disponueshme vetëm në format elektronik. Kodi do të dërgohet nëpërmjet emailit dhe nuk do të dërgohet kartë fizike.

Nëse ke marrë një kartë dhuratë me një shumë të caktuar, urime! Për ta përdorur, mjafton të ndjekësh këta hapa:

✦ Zgjidh produktet që dëshiron nga faqja jonë.
✦ Pasi t’i kesh shtuar në shportë, vazhdo te checkout-i.
✦ Gjatë checkout-it do të gjesh fushën përkatëse ku mund të vendosësh kodin unik të kartës dhuratë.
✦ Shuma e kartës do të zbritet automatikisht nga totali i porosisë.
✦ Nëse pas zbritjes mbetet ende një shumë për të paguar, pagesën mund ta bësh si zakonisht në momentin e dorëzimit.

Karta dhuratë duhet të përdoret brenda 24 muajve nga data e përfitimit. Pas kësaj periudhe, ajo skadon.

Për libradashësit dhe adhuruesit e detajeve

Më Tepër se Faqe dhe Fjalë

Për ne, leximi nuk është vetëm historia që rrjedh nga faqja në faqe. Është edhe mënyra si e shoqëron atë moment, si i rikthehesh një pjese të dashur, si mban shënim një mendim apo si i kushton vëmendje detajeve të vogla. Te Një Libër e Një Bisedë Shop, aksesorët tanë janë krijuar për ta bërë këtë përvojë më të bukur dhe më të plotë. Çdo produkt dizajnohet nga Sara (unë 🥰) dhe prodhohet në Shqipëri nga duart e bizneseve të vogla vendase!

Disa fjalë nga klientët

Pse Zgjodhën Një Libër e Një Bisedë Shop

Shih Nëse të Pëlqen Diçka Tjetër