Krenari dhe Paragjykim

1,400L

1 në gjendje

Jo çdo gjë është siç duket në fillim.

Elizabet Benet është e zgjuar, e mprehtë dhe jo fort e gatshme të impresionohet lehtë, sidomos nga z. Darsi, i cili i duket krenar dhe i ftohtë. Në një botë ku martesa, statusi dhe reputacioni peshojnë më shumë seç duhet, takimi i tyre i çon drejt një historie plot keqkuptime, përplasje karakteresh dhe ndjenja që ndryshojnë me kohën. Me humor të hollë, ironi dhe një vëzhgim të mprehtë të shoqërisë, Jane Austen sjell një roman të paharrueshëm për dashurinë, paragjykimet dhe gabimet që lindin nga përshtypjet e para.

Përshkrimi
  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi
  • Kategoria: Letërsi Klasike, Romancë
  • Viti i Publikimit: 2023
  • Përkthyesi: Gjergj Kaftani
  • Numri i Faqeve: 526 faqe
  • ISBN: 9789928371669

Bindja nga Jane Austen
Gra të Vogla nga Louisa May Alcott
Xhejn Er nga Charlotte Brontë
Arsye dhe Ndjenjë nga Jane Austen

Libri vjen i paketuar dhe me një nënvizues pastel dhuratë! Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.

Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.

Kombinohet bukur me:

Për libradashësit dhe adhuruesit e detajeve

Një Libër i Paketuar si Dhuratë

Te Një Libër e Një Bisedë Shop, çdo libër i blerë vjen i paketuar bashkë me një nënvizues pastel falas. Sepse një libradashës e meriton që libri i tij të ndihet si një dhuratë, qoftë për veten apo për dikë tjetër. Dhe kur e shoqëron me aksesorët tanë, paketimi bëhet edhe më i plotë.

Zbulo Aksesorët për Libra

Shënjues Faqesh Magnetikë

Një shënjues që nuk të zhduket papritur? Shënjuesit magnetikë vendosen lehtësisht në faqen që do dhe qëndrojnë aty ku i lë. Të premtojmë!

Kuleta për Libra

Libri yt meriton të ruhet nga palosjet dhe dëmtimet. Prandaj, për titullin që të shoqëron kudo, zgjidh kuletat tona për ta mbajtur si të ri.

Skeda Ngjitëse Pastel

Nëse nuk do t'i harrosh librat që lexon, mbaj shënime! Skedat ngjitëse të ndihmojnë të veçosh pjesët që të kanë lënë më shumë përshtypje.

Disa fjalë nga klientët

Pse Zgjodhën Një Libër e Një Bisedë Shop

Shih Nëse të Pëlqen Diçka Tjetër