Kuletë për Kindle – Rose Garden

1,290L

4 në gjendje

Për pajisjen që mban brenda një botë me histori.

Nëse lexon në Kindle, e di që nuk është thjesht një pajisje. Aty jetojnë librat që të kanë mbajtur zgjuar natën, faqet ku rikthehesh vazhdimisht dhe historitë që i mban gjithmonë pranë. Kuletat tona për Kindle janë krijuar për ta mbrojtur me kujdes nga gërvishtjet dhe dëmtimet e vogla, pa ia humbur aspak bukurinë. Tani mund ta marrësh Kindle-in me vete kudo që shkon, pa u shqetësuar fare!

Përshkrimi

📏 Madhësia: 22 x 17.5 cm
🎀 Materiali brenda & fjongoja: 100% pambuk
🧶 Materiali jashtë: 100% pambuk
🪡 Qepur me dorë në një rrobaqepësi të vogël
☁️ Me shtresë të butë mbrojtëse në brendësi

Ju lutem, kini parasysh se ngjyrat e produktit mund të duken pak ndryshe në ekran, në varësi të ndriçimit gjatë fotografimit dhe cilësimeve të pajisjes suaj.

E përshtatshme për:

✦ Kindle Paperwhite
✦ Kindle Paperwhite Signature
✦ Kindle Colorsoft
✦ Kindle Basic
✦ Kobo Libra
✦ iPad Mini
✦ Libra deri në madhësinë 20 x 13 cm

  • Këshillohet larja me dorë për të ruajtur sa më mirë mbushjen e brendshme dhe butësinë e kuletës.
  • Nëse e lani në lavatriçe, zgjidhni temperaturën 30°C.
  • Përdorni detergjent për rroba me ngjyra.
  • Shmangni detergjentët zbardhues dhe heqësit e njollave.

Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.

Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.

Kombinohet bukur me:

Për libradashësit dhe adhuruesit e detajeve

Një Vend i Sigurt për Kindle-in Tënd

Për ato lexime që nuk vijnë gjithmonë në të njëjtin format, krijuam një kuletë që i përshtatet bukur edhe pajisjeve elektronike. Është ideale për Kindle, e-reader të ngjashëm, iPad mini, por edhe për libra të vegjël, duke i mbajtur të mbrojtur me kujdes dhe me stil.

Zbulo të Gjitha Kuletat Tona

Kuleta për Laptop

Kush tha që një çantë laptopi duhet të jetë e zakonshme? Shih modelet tona më të bukura dhe praktike, të krijuara për përdorim të përditshëm.

Kuleta për Libra

Libri yt meriton të ruhet nga palosjet dhe dëmtimet. Prandaj, për titullin që të shoqëron kudo, zgjidh kuletat tona për ta mbajtur si të ri.

Kuleta për Kindle

Nëse lexon libra elektronikë, e dimë që Kindle-i ose e-reader-i yt është pika jote e dobët. Për këtë arsye krijuam kuletat tona super cute për Kindle!

Disa fjalë nga klientët

Pse Zgjodhën Një Libër e Një Bisedë Shop

Shih Nëse të Pëlqen Diçka Tjetër