Kuletë për Laptop – Among Daisies

2,890L

2 në gjendje

Krijuar për ritmin e përditshmërisë tënde.

Ka pajisje që i përdorim nga mëngjesi deri në darkë dhe laptopi është padyshim njëra prej tyre. Nga puna te studimi, nga tavolina te çanta, ai lëviz bashkë me ritmin e ditës tënde. Pikërisht për këtë, kuletat tona për laptop janë krijuar për ta mbajtur të mbrojtur nga gërvishtjet dhe dëmtimet e vogla, pa hequr dorë nga estetika. Ato bashkojnë praktikën me një pamje që ndihet e kuruar dhe e menduar bukur.

Përshkrimi

📏 Madhësia: 43 x 30.5 cm (e mbyllur) 43 x 45cm (e hapur)
🎀 Materiali brenda: 100% pambuk
🧶 Materiali jashtë: 100% pambuk
🪡 Qepur me dorë në një rrobaqepësi të vogël
☁️ Me dy shtresa mbrojtëse në brendësi

Ju lutem, kini parasysh se ngjyrat e produktit mund të duken pak ndryshe në ekran, në varësi të ndriçimit gjatë fotografimit dhe cilësimeve të pajisjes suaj.

E përshtatshme për:

✦ Laptopë me ekran deri në 16″ ose madhësi deri në 36cm gjerësi & 25cm gjatësi
✦ Macbook Pro 16″
✦ Macbook Air
✦ iPad Pro 12.9″
✦ HP OmniBook 5 Flip 14
✦ Lenovo ThinkPad X1 Carbon Gen 13

  • Këshillohet larja me dorë për të ruajtur sa më mirë mbushjen e brendshme dhe butësinë e kuletës.
  • Nëse e lani në lavatriçe, zgjidhni temperaturën 30°C.
  • Përdorni detergjent për rroba me ngjyra.
  • Shmangni detergjentët zbardhues dhe heqësit e njollave.

Transporti brenda Shqipërisë është falas. Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.

Kombinohet bukur me:

Për studentët dhe profesionistët

Një Kuletë për Laptopin që të Shoqëron Kudo

Te Një Libër e Një Bisedë Shop, kuletat për laptop i kemi krijuar që t’i përshtaten ritmit të punës, studimit dhe përditshmërisë. Ato janë menduar jo vetëm për laptopin, por edhe për tablet, dokumente, blloqe shënimesh dhe aksesorë të vegjël që duan të rrinë të mbrojtur e të rregullt gjatë ditës. Të qepura këtu në Shqipëri, në një rrobaqepësi të vogël, kuletat janë nga ato produkte që futen natyrshëm në rutinë dhe bëhen lehtë pjesë e saj.

Zbulo të Gjitha Kuletat Tona

Kuleta për Laptop

Kush tha që një çantë laptopi duhet të jetë e zakonshme? Shih modelet tona më të bukura dhe praktike, të krijuara për përdorim të përditshëm.

Kuleta për Libra

Libri yt meriton të ruhet nga palosjet dhe dëmtimet. Prandaj, për titullin që të shoqëron kudo, zgjidh kuletat tona për ta mbajtur si të ri.

Kuleta për Kindle

Nëse lexon libra elektronikë, e dimë që Kindle-i ose e-reader-i yt është pika jote e dobët. Për këtë arsye krijuam kuletat tona super cute për Kindle!

Disa fjalë nga klientët

Pse Zgjodhën Një Libër e Një Bisedë Shop

Shih Nëse të Pëlqen Diçka Tjetër