Kuletë për Libra – Wildflower Dreams

1,690L

11 në gjendje

Për librat që nuk i lëmë dot në shtëpi dhe i marrim gjithmonë me vete.

Ka libra që duam t’i kemi gjithmonë pranë, edhe kur nuk e dimë nëse do të gjejmë kohë për të lexuar. I marrim me vete në çantë, i lëmë pranë krevatit, në tavolinë apo në ndonjë cep të shtëpisë, gjithmonë gati për ato pak minuta qetësi që mezi i presim. Pikërisht për këtë, një kuletë libri bën më shumë se sa thjesht të mbrojë librin. Ajo e ruan dhe ta bën më të lehtë ta marrësh me vete kudo. Plus, e mban edhe të bukur!

Përshkrimi

📏 Madhësia: 29 x 21 cm
🎀 Materiali brenda & fjongoja: 100% pambuk
🧶 Materiali jashtë: 100% pambuk; model kadife me teksturë
🧺 Me një xhep në pjesën e përparme
🪡 Qepur me dorë në një rrobaqepësi të vogël
☁️ Me shtresë të butë mbrojtëse në brendësi

Ju lutem, kini parasysh se ngjyrat e produktit mund të duken pak ndryshe në ekran, në varësi të ndriçimit gjatë fotografimit dhe cilësimeve të pajisjes suaj.

E përshtatshme për:

✦ Libra standardë në shqip (A5)
✦ Libra A5 deri në 1000 faqe
✦ Libra në anglisht, formati standard paperback
✦ Libra në anglisht, formati trade paperback
✦ Libra në formatin hardcover
✦ Libra në formatin A4

  • Këshillohet larja me dorë për të ruajtur sa më mirë mbushjen e brendshme dhe butësinë e kuletës.
  • Nëse e lani në lavatriçe, zgjidhni temperaturën 30°C.
  • Përdorni detergjent për rroba me ngjyra.
  • Shmangni detergjentët zbardhues dhe heqësit e njollave.

Transporti brenda Shqipërisë është falas. Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.

Kombinohet bukur me:

Për libradashësit dhe adhuruesit e detajeve

Një Kuletë për Librin që të Shoqëron Kudo

Te Një Libër e Një Bisedë Shop, kuletat e librave janë krijuar për përditshmërinë e leximit: për librin që futet në çantë, që rri pranë krevatit dhe që merret me vete edhe kur s’e di nëse do të gjesh kohë për të lexuar. Të qepura këtu në Shqipëri nga duart e një rrobaqepësie të vogël, ato bashkojnë praktikën me estetikën dhe e bëjnë leximin të ndihet edhe më personal.

Zbulo të Gjitha Kuletat Tona

Kuleta për Laptop

Kush tha që një çantë laptopi duhet të jetë e zakonshme? Shih modelet tona më të bukura dhe praktike, të krijuara për përdorim të përditshëm.

Kuleta për Libra

Libri yt meriton të ruhet nga palosjet dhe dëmtimet. Prandaj, për titullin që të shoqëron kudo, zgjidh kuletat tona për ta mbajtur si të ri.

Kuleta për Kindle

Nëse lexon libra elektronikë, e dimë që Kindle-i ose e-reader-i yt është pika jote e dobët. Për këtë arsye krijuam kuletat tona super cute për Kindle!

Disa fjalë nga klientët

Pse Zgjodhën Një Libër e Një Bisedë Shop

Shih Nëse të Pëlqen Diçka Tjetër