390L
Sa libra kemi dashur, por vite më vonë mezi kujtojmë çfarë na pëlqeu më shumë prej tyre? Skedat ngjitëse të ndihmojnë të veçosh fjalitë, faqet dhe momentet tek të cilat mund të rikthehesh sa herë të duash.
Një paletë individuale ka:
🗂️ 200 skeda
🌷 10 ngjyra të ndryshme
📏 Vizore
Ju lutem, kini parasysh se ngjyrat e produktit mund të duken pak ndryshe në ekran, në varësi të ndriçimit gjatë fotografimit dhe cilësimeve të pajisjes suaj.
✦ Përdori për të shënuar faqet ku gjen citate, mendime apo pjesë që do t’i mbash mend
✦ Ngjiti te pjesët ku do të rikthehesh më vonë, pa pasur nevojë të kërkosh gjatë
✦ Mund t’i përdorësh edhe për të ndarë tema, personazhe apo momente të rëndësishme gjatë leximit
Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.
Për aksesorët e vegjël, vlera minimale e porosisë është 890L.
Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.
Për ne, leximi nuk është vetëm historia që rrjedh nga faqja në faqe. Është edhe mënyra si e shoqëron atë moment, si i rikthehesh një pjese të dashur, si mban shënim një mendim apo si i kushton vëmendje detajeve të vogla. Te Një Libër e Një Bisedë Shop, aksesorët tanë janë krijuar për ta bërë këtë përvojë më të bukur dhe më të plotë. Çdo produkt dizajnohet nga Sara (unë 🥰) dhe prodhohet në Shqipëri nga duart e bizneseve të vogla vendase!
Për të të ofruar një përvojë sa më të mirë, përdorim teknologji si cookies për të ruajtur ose aksesuar informacione nga pajisja jote. Kur jep pëlqimin, na lejon të përpunojmë të dhëna si mënyra si përdor faqen ose identifikues unikë në këtë faqe. Nëse nuk jep pëlqimin, ose nëse e tërheq atë më vonë, disa veçori dhe funksione të faqes mund të mos punojnë siç duhet.