Sticker Sheet – Brenda Mureve

250L

6 në gjendje

Jepu pak më shumë personalitet gjërave të tua!

Ndonjëherë mjafton një sticker i vogël (ose dhjetë) për të bërë diçka të duket krejt ndryshe. Ngjiti mbi telefonin, Kindle-i tënd ose sende të tjera që përdor çdo ditë dhe jepu atyre më shumë stil e karakter 🐞

Përshkrimi

🍓 Materiali: Letër sticker-i me shkëlqim
📏 Madhësia e fletës: 8.5 x 11.9 cm
📐 Madhësia e sticker-ave: ~ 1.5-3 cm/një sticker
💫 Sasia e sticker-ave: 8-12 sticker-a {në varësi të dizajnit që zgjedh}

Ju lutem, kini parasysh se ngjyrat e produktit mund të duken pak ndryshe në ekran, në varësi të ndriçimit gjatë fotografimit dhe cilësimeve të pajisjes suaj.

Okej, i bleve sticker-at dhe tani pyetja është: “Ku t’i ngjis unë këta?” Më beso, të kuptoj shumë mirë. Hidhi një sy ideve më poshtë dhe frymëzohu.

Mos harro: nuk ka rregulla! Lëre imagjinatën të lulëzojë 🌸 

✦ Zbukuro Kindle-in
✦ Zbukuro laptopin dhe pajisje të tjera elektronike
✦ Instrumentet muzikore dhe çantat e tyre
✦ Valixhen
✦ Biçikletën
✦ Blloqet, Agjendat ose Dosjet
✦ Nëse bën “journaling”, këta stickera kanë madhësinë perfekte për t’u përdorur në faqet e ditarit tënd personal

Nëse blen 3 sticker sheets të ndryshëm ose të njëjtë, i përfiton me ulje për 690L. Vetëm zgjidhni fletat e sticker-ave që doni dhe zbritja e çmimit aplikohet në kasë kur bën check-out.

Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.

Për aksesorët e vegjël, vlera minimale e porosisë është 890L.

Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.

Kombinohet bukur me:

Për libradashësit dhe adhuruesit e detajeve

Më Tepër se Faqe dhe Fjalë

Për ne, leximi nuk është vetëm historia që rrjedh nga faqja në faqe. Është edhe mënyra si e shoqëron atë moment, si i rikthehesh një pjese të dashur, si mban shënim një mendim apo si i kushton vëmendje detajeve të vogla. Te Një Libër e Një Bisedë Shop, aksesorët tanë janë krijuar për ta bërë këtë përvojë më të bukur dhe më të plotë. Çdo produkt dizajnohet nga Sara (unë 🥰) dhe prodhohet në Shqipëri nga duart e bizneseve të vogla vendase!

Disa fjalë nga klientët

Pse Zgjodhën Një Libër e Një Bisedë Shop

Shih Nëse të Pëlqen Diçka Tjetër