Zen: Arti i të Jetuarit në Thjeshtësi

1,000L

1 në gjendje

Po sikur qetësia të fillonte nga gjërat e vogla që bëjmë çdo ditë?

Shunmyo Masuno, me anë të këtij libri, i transmeton lexuesit konceptin e filozofisë Zen nëpërmjet një rruge praktike, duke kërkuar me ngulm që t’i praktikojmë mësimet e tij dhe ato t’i konsiderojmë si pjesë të formimit tonë personal. Qëllimi i këtij libri, që është një thesar i vogël në duart e secilit prej nesh, është që të na tregojë se si ndryshimet e vogla në përditshmërinë e secilit mund të jenë burim lumturie dhe qetësie, gjë që do të ndikojë në punë dhe në shtëpi, ashtu sikundër në raportet me veten a të tjerët.

Me bazë në shekuj të tërë urtësie e mençurie, Shunmyo Masuno na vë përpara 100 mësime mbushur me udhëzime se si të ecim drejt lumturisë së vërtetë dhe paqes së brendshme, si t’i eliminojmë emocionet negative, si të brengosemi më pak për gjërat që s’mund t’i kontrollojmë dhe, më kryesorja, si të gjejmë kohë për të mos menduar në asgjë. Dhe shumë më shumë se kaq. Ndaj, “mbajeni këtë libër pranë vetes dhe, sa herë që shqetësimet apo brengat ngrenë krye, shfletojani faqet. Përgjigjet që kërkoni janë brenda”.

Përshkrimi
  • Shtëpia Botuese: Shtëpia Botuese Pema
  • Kategoria: Zhvillim Individual
  • Viti i Publikimit: 2021
  • Përkthyesi: Fatbardha Statovci
  • Numri i Faqeve: 221 faqe
  • ISBN: 9789951817097

✦ Ikigai nga Héctor García dhe Francesc Miralles
Ichigo Ichie nga Héctor García dhe Francesc Miralles
Rrëfenja nga Kafeneja nga Toshikazu Kawaguchi
Libri i Vogël i Hygge nga Meik Wiking

Libri vjen i paketuar dhe me një nënvizues pastel dhuratë! Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.

Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.

Kombinohet bukur me:

Për libradashësit dhe adhuruesit e detajeve

Një Libër i Paketuar si Dhuratë

Te Një Libër e Një Bisedë Shop, çdo libër i blerë vjen i paketuar bashkë me një nënvizues pastel falas. Sepse një libradashës e meriton që libri i tij të ndihet si një dhuratë, qoftë për veten apo për dikë tjetër. Dhe kur e shoqëron me aksesorët tanë, paketimi bëhet edhe më i plotë.

Zbulo Aksesorët për Libra

Shënjues Faqesh Magnetikë

Një shënjues që nuk të zhduket papritur? Shënjuesit magnetikë vendosen lehtësisht në faqen që do dhe qëndrojnë aty ku i lë. Të premtojmë!

Kuleta për Libra

Libri yt meriton të ruhet nga palosjet dhe dëmtimet. Prandaj, për titullin që të shoqëron kudo, zgjidh kuletat tona për ta mbajtur si të ri.

Skeda Ngjitëse Pastel

Nëse nuk do t'i harrosh librat që lexon, mbaj shënime! Skedat ngjitëse të ndihmojnë të veçosh pjesët që të kanë lënë më shumë përshtypje.

Disa fjalë nga klientët

Pse Zgjodhën Një Libër e Një Bisedë Shop

Shih Nëse të Pëlqen Diçka Tjetër