1,000L
Nuk është në gjendje
Një rrëfim familjar, dashurie dhe fillimesh të reja.
Nga fillimi i verës e deri në pranverë, jetoja në Librarinë Morisaki. Atë periudhë të jetës sime e kalova në dhomën e katit të dytë, duke u përpjekur të zhytem mes librave. Dhoma ishte e vogël dhe mezi rrihej nga drita, gjithçka vinte era myk. Mbante vazhdimisht aromë librash të vjetër dhe qe plot lagështi.
Por do t’i kujtoj gjithmonë ditët që kalova atje. Sepse aty filloi jeta ime e vërtetë. Dhe e di, padyshim, se po të mos ishin ato ditë, pjesa tjetër e jetës sime do të kishte qenë krejt e mërzitshme, monotone dhe e vetmuar. Libraria Morisaki është tepër e çmuar për mua. Është një vend për të cilin jam e bindur që nuk do ta harroj kurrë.✦ Pa u Ftohur Kafeja nga Toshikazu Kawaguchi
✦ Rrëfenja nga Kafeneja nga Toshikazu Kawaguchi
✦ Pa u Venitur Kujtesa nga Toshikazu Kawaguchi
✦ Ichigo Ichie nga Héctor García dhe Francesc Miralles
Libri vjen i paketuar dhe me një nënvizues pastel dhuratë! Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.
Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.
Te Një Libër e Një Bisedë Shop, çdo libër i blerë vjen i paketuar bashkë me një nënvizues pastel falas. Sepse një libradashës e meriton që libri i tij të ndihet si një dhuratë, qoftë për veten apo për dikë tjetër. Dhe kur e shoqëron me aksesorët tanë, paketimi bëhet edhe më i plotë.


Një shënjues që nuk të zhduket papritur? Shënjuesit magnetikë vendosen lehtësisht në faqen që do dhe qëndrojnë aty ku i lë. Të premtojmë!

Libri yt meriton të ruhet nga palosjet dhe dëmtimet. Prandaj, për titullin që të shoqëron kudo, zgjidh kuletat tona për ta mbajtur si të ri.

Nëse nuk do t'i harrosh librat që lexon, mbaj shënime! Skedat ngjitëse të ndihmojnë të veçosh pjesët që të kanë lënë më shumë përshtypje.
Për të të ofruar një përvojë sa më të mirë, përdorim teknologji si cookies për të ruajtur ose aksesuar informacione nga pajisja jote. Kur jep pëlqimin, na lejon të përpunojmë të dhëna si mënyra si përdor faqen ose identifikues unikë në këtë faqe. Nëse nuk jep pëlqimin, ose nëse e tërheq atë më vonë, disa veçori dhe funksione të faqes mund të mos punojnë siç duhet.