900L
Nuk është në gjendje
A do të udhëtoje në kohë po qe se veprimet e tua nuk do ta ndryshonin dot të tashmen?
Rrëzë malit Hakodate, në Japoninë veriore, kafeneja Donna Donna shquhet për pamjet e portit Hakodate, që të merr frymën. Por, kjo nuk është e gjitha. Kafeneja Donna Donna u ofron klientëve të saj përvojën e jashtëzakonshme të udhëtimit në kohë dhe Nagareja e Kazuja kthehen për të udhëhequr në udhëtimet e tyre katër klientë të rinj.
Ka disa rregulla që duhen ndjekur: mund të takoni vetëm njerëzit që kanë vizituar kafenenë, duhet të qëndroni ulur pa lëvizur nga karrigia dhe, më e rëndësishmja, duhet të ktheheni në të tashmen përpara se kafeja të ftohet.
Te Pa u venitur kujtesa takojmë: të bijën që u mban mëri prindërve të saj të ndjerë që e lanë jetime; komedianin që vuan për më të dashurën e vet dhe ëndrrat që ndanë bashkë; motrën të cilën e ka përpirë pikëllimi; dhe Rioshin që kupton se e do miken e tij të fëmijërisë.
✦ Pa u Ftohur Kafeja nga Toshikazu Kawaguchi
✦ Rrëfenja nga Kafeneja nga Toshikazu Kawaguchi
✦ Ditët në Librarinë “Morisaki” nga Satoshi Yagisawa
✦ Ichigo Ichie nga Héctor García dhe Francesc Miralles
Libri vjen i paketuar dhe me një nënvizues pastel dhuratë! Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.
Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.
Te Një Libër e Një Bisedë Shop, çdo libër i blerë vjen i paketuar bashkë me një nënvizues pastel falas. Sepse një libradashës e meriton që libri i tij të ndihet si një dhuratë, qoftë për veten apo për dikë tjetër. Dhe kur e shoqëron me aksesorët tanë, paketimi bëhet edhe më i plotë.


Një shënjues që nuk të zhduket papritur? Shënjuesit magnetikë vendosen lehtësisht në faqen që do dhe qëndrojnë aty ku i lë. Të premtojmë!

Libri yt meriton të ruhet nga palosjet dhe dëmtimet. Prandaj, për titullin që të shoqëron kudo, zgjidh kuletat tona për ta mbajtur si të ri.

Nëse nuk do t'i harrosh librat që lexon, mbaj shënime! Skedat ngjitëse të ndihmojnë të veçosh pjesët që të kanë lënë më shumë përshtypje.
Për të të ofruar një përvojë sa më të mirë, përdorim teknologji si cookies për të ruajtur ose aksesuar informacione nga pajisja jote. Kur jep pëlqimin, na lejon të përpunojmë të dhëna si mënyra si përdor faqen ose identifikues unikë në këtë faqe. Nëse nuk jep pëlqimin, ose nëse e tërheq atë më vonë, disa veçori dhe funksione të faqes mund të mos punojnë siç duhet.