Rrëfenja nga Kafeneja

900L

Nuk është në gjendje

Një roman i butë dhe melankolik me njerëz që kthehen pas në kohë për të thënë fjalët që u kanë mbetur peng.

Çfarë nuk gjen në kafenenë “Funiculi Funicula”, edhe pse e fshehur në një rrugicë të Tokios. Aty ka kafe të mirë biseda të përzemërta dhe klientë të rregullt , por kafeneja u ofron klientëve edhe një përvojë të veçantë: mundësinë për t’u kthyer pas në kohë.

Ka edhe disa rregulla që nuk duhen shkelur: duhet të ulesh në karrigen e duhur, të pranosh kafenë që të shtien dhe në fund e ç’është më e rëndësishmja duhet të kthehesh në të tashmen pa u ftohur kafeja.

Pas debutimit të bujshëm të Toshikazu Kawaguchi-t me romanin “Pa u ftohur kafeja”, te “Rrëfenja nga kafeneja” do të takohemi me një burrë i cili kërkon të takojë shokun e ngushtë, vajzën e të cilit e ka rritur si ta kishte të veten; birin që nuk vajti në varrimin e së ëmës; të dashurin që udhëtoi për t’u takuar me vajzën me të cilën nuk u martua dot; dhe hetuesin plak, që nuk e shpëtoi dot të shoqen…Të treguara bukur e të mbushura me ngrohtësi, Rrëfenjat nga kafeneja zbulojnë se si e mbartim me vete të shkuarën dhe se deri ku do të arrinim vetëm e vetëm për të parë – mbase për herë të fundit – të dashurit e zemrës.
Përshkrimi
  • Shtëpia Botuese: Shtëpia Botuese Pema
  • Kategoria: Letërsi Bashkëkohore, Fantazi, Realizëm Magjik
  • Viti i Publikimit: 2024
  • Përkthyesi: Rudina Nervaj
  • Numri i Faqeve: 185 faqe
  • ISBN: 9789951340144

✦ Pa u Ftohur Kafeja nga Toshikazu Kawaguchi
Pa u Venitur Kujtesa nga Toshikazu Kawaguchi
Ditët në Librarinë “Morisaki” nga Satoshi Yagisawa
Ichigo Ichie nga Héctor García dhe Francesc Miralles

Libri vjen i paketuar dhe me një nënvizues pastel dhuratë! Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.

Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.

Kombinohet bukur me:

Për libradashësit dhe adhuruesit e detajeve

Një Libër i Paketuar si Dhuratë

Te Një Libër e Një Bisedë Shop, çdo libër i blerë vjen i paketuar bashkë me një nënvizues pastel falas. Sepse një libradashës e meriton që libri i tij të ndihet si një dhuratë, qoftë për veten apo për dikë tjetër. Dhe kur e shoqëron me aksesorët tanë, paketimi bëhet edhe më i plotë.

Zbulo Aksesorët për Libra

Shënjues Faqesh Magnetikë

Një shënjues që nuk të zhduket papritur? Shënjuesit magnetikë vendosen lehtësisht në faqen që do dhe qëndrojnë aty ku i lë. Të premtojmë!

Kuleta për Libra

Libri yt meriton të ruhet nga palosjet dhe dëmtimet. Prandaj, për titullin që të shoqëron kudo, zgjidh kuletat tona për ta mbajtur si të ri.

Skeda Ngjitëse Pastel

Nëse nuk do t'i harrosh librat që lexon, mbaj shënime! Skedat ngjitëse të ndihmojnë të veçosh pjesët që të kanë lënë më shumë përshtypje.

Disa fjalë nga klientët

Pse Zgjodhën Një Libër e Një Bisedë Shop

Shih Nëse të Pëlqen Diçka Tjetër