Pa u Venitur Kujtesa

900L

Nuk është në gjendje

A do të udhëtoje në kohë po qe se veprimet e tua nuk do ta ndryshonin dot të tashmen?

Rrëzë malit Hakodate, në Japoninë veriore, kafeneja Donna Donna shquhet për pamjet e portit Hakodate, që të merr frymën. Por, kjo nuk është e gjitha. Kafeneja Donna Donna u ofron klientëve të saj përvojën e jashtëzakonshme të udhëtimit në kohë dhe Nagareja e Kazuja kthehen për të udhëhequr në udhëtimet e tyre katër klientë të rinj.

Ka disa rregulla që duhen ndjekur: mund të takoni vetëm njerëzit që kanë vizituar kafenenë, duhet të qëndroni ulur pa lëvizur nga karrigia dhe, më e rëndësishmja, duhet të ktheheni në të tashmen përpara se kafeja të ftohet.

Te Pa u venitur kujtesa takojmë: të bijën që u mban mëri prindërve të saj të ndjerë që e lanë jetime; komedianin që vuan për më të dashurën e vet dhe ëndrrat që ndanë bashkë; motrën të cilën e ka përpirë pikëllimi; dhe Rioshin që kupton se e do miken e tij të fëmijërisë.

Përshkrimi
  • Shtëpia Botuese: Shtëpia Botuese Pema
  • Kategoria: Letërsi Bashkëkohore, Fantazi, Realizëm Magjik
  • Viti i Publikimit: 2024
  • Përkthyesi: Fatbardha Statovci
  • Numri i Faqeve: 234 faqe
  • ISBN: 9789951986120

✦ Pa u Ftohur Kafeja nga Toshikazu Kawaguchi
Rrëfenja nga Kafeneja nga Toshikazu Kawaguchi
Ditët në Librarinë “Morisaki” nga Satoshi Yagisawa
Ichigo Ichie nga Héctor García dhe Francesc Miralles

Libri vjen i paketuar dhe me një nënvizues pastel dhuratë! Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.

Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.

Kombinohet bukur me:

Për libradashësit dhe adhuruesit e detajeve

Një Libër i Paketuar si Dhuratë

Te Një Libër e Një Bisedë Shop, çdo libër i blerë vjen i paketuar bashkë me një nënvizues pastel falas. Sepse një libradashës e meriton që libri i tij të ndihet si një dhuratë, qoftë për veten apo për dikë tjetër. Dhe kur e shoqëron me aksesorët tanë, paketimi bëhet edhe më i plotë.

Zbulo Aksesorët për Libra

Shënjues Faqesh Magnetikë

Një shënjues që nuk të zhduket papritur? Shënjuesit magnetikë vendosen lehtësisht në faqen që do dhe qëndrojnë aty ku i lë. Të premtojmë!

Kuleta për Libra

Libri yt meriton të ruhet nga palosjet dhe dëmtimet. Prandaj, për titullin që të shoqëron kudo, zgjidh kuletat tona për ta mbajtur si të ri.

Skeda Ngjitëse Pastel

Nëse nuk do t'i harrosh librat që lexon, mbaj shënime! Skedat ngjitëse të ndihmojnë të veçosh pjesët që të kanë lënë më shumë përshtypje.

Disa fjalë nga klientët

Pse Zgjodhën Një Libër e Një Bisedë Shop

Shih Nëse të Pëlqen Diçka Tjetër