1,200L
2 në gjendje
Në momentin më të vështirë të jetës së saj, Fibi përfundon në një dasmë mes disa njerëzve që do i ndryshojnë rrjedhën e jetës.
Është një ditë e mrekullueshme në Njuport, Rod Ajlend, kur Fibi Stoun mbërrin në hotelin luksoz Cornwall Inn, e veshur me një fustan elegant mëndafshi, në ngjyrë të gjelbër dhe këpucë me taka ngjyrë ari, pa as edhe një çantë me vete. Të pranishmit në hollin e hotelit, që janë të gjithë pjesëmarrës në një dasmë, e pandehin si njërën prej dasmorëve. Mirëpo Fibi s’ka asnjë lidhje me dasmën. Ajo ka ardhur, sepse prej vitesh ëndërron që të kalon disa ditë aty. Në ëndrrat e saj, ajo pinte kokteje në holl dhe lundronte me të shoqin, duke soditur perëndimin. Vetëm se tani është krejt fillikat, gjendet në pikën më të dëshpëruar të jetës, por e vendosur ta përkëdhelë veten për herë të fundit.
Nusja, më lozonjarja midis dasmorëve, ka investuar shumë para dhe kohë në përgatitjen e festimeve, që do të zgjasin pothuajse një javë. Ajo është përgatitur për çdo pengesë të mundshme, me përjashtim të Fibit dhe të vendimeve të saj. Prania e një të huaje të depresuar në hotelin e dasmës së saj turbullon planet dhe i detyron dy gratë të njohin njëra-tjetrën, familjet dhe sekretet që i shoqërojnë ato. E kështu pak nga pak, rastësia e vogël e një prenotimi në hotelin e dasmorëve do të kthehet në një nga mundësitë e mëdha që ofron jeta.
Argëtues dhe prekës, “Dasmorët” është një roman tërheqës mbi dashurinë, miqësinë, familjet jofunksionale dhe rrugët e papritura që shpien drejt lumturisë.
✦ Në Çdo Frymëmarrje nga Nicholas Sparks
✦ Hello Beautiful nga Ann Napolitano
✦ Pa u Ftohur Kafeja nga Toshikazu Kawaguchi
✦ Jo Thjesht Rastësi nga Rebecca Yarros
Libri vjen i paketuar dhe me një nënvizues pastel dhuratë! Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.
Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.
Te Një Libër e Një Bisedë Shop, çdo libër i blerë vjen i paketuar bashkë me një nënvizues pastel falas. Sepse një libradashës e meriton që libri i tij të ndihet si një dhuratë, qoftë për veten apo për dikë tjetër. Dhe kur e shoqëron me aksesorët tanë, paketimi bëhet edhe më i plotë.


Një shënjues që nuk të zhduket papritur? Shënjuesit magnetikë vendosen lehtësisht në faqen që do dhe qëndrojnë aty ku i lë. Të premtojmë!

Libri yt meriton të ruhet nga palosjet dhe dëmtimet. Prandaj, për titullin që të shoqëron kudo, zgjidh kuletat tona për ta mbajtur si të ri.

Nëse nuk do t'i harrosh librat që lexon, mbaj shënime! Skedat ngjitëse të ndihmojnë të veçosh pjesët që të kanë lënë më shumë përshtypje.
Për të të ofruar një përvojë sa më të mirë, përdorim teknologji si cookies për të ruajtur ose aksesuar informacione nga pajisja jote. Kur jep pëlqimin, na lejon të përpunojmë të dhëna si mënyra si përdor faqen ose identifikues unikë në këtë faqe. Nëse nuk jep pëlqimin, ose nëse e tërheq atë më vonë, disa veçori dhe funksione të faqes mund të mos punojnë siç duhet.