1,500L
1 në gjendje
Katër motra të pandara, një dashuri që i vë në provë dhe një përçarje që do ta ndryshojë familjen e tyre përgjithmonë.
Uilliam Uoters është rritur në një shtëpi, ku mbizotëron heshtja e tragjedisë dhe prindërit e tij zor se i kushtojnë ndonjë fije vëmendjeje të birit, jo më ta duan. Prandaj, kur takon vajzën ambicioze e plot gjallëri, Xhulia Padovano, gjatë vitit të parë të fakultetit, i duket sikur bota përreth tij shkëlqen e tëra. Bashkë me Xhulian vjen edhe familja e saj, sepse ajo dhe të motrat janë të pandara: Silvi, ëndërrimtarja e familjes, është më e lumtur kur zhytet në libra; Sesilia është artiste me shpirt të lirë; dhe Emelina kujdeset me durim për të gjithë ata.
Në gjirin e familjes Padovano, Uilliami ndien një kënaqësi të re; në shtëpinë e tyre, çdo moment është plot me kaos të këndshëm. Mirëpo, terri i së shkuarës së Uilliamit nuk vonon të bjerë, duke vënë në rrezik jo vetëm planet e projektuara me vëmendje nga Xhulia për të ardhmen e tyre, por edhe devotshmërinë reciproke të motrave. Përfundimi është një çarje katastrofike familjare që do ta ndryshojë për breza të tërë jetën e tyre. Por a do të jetë aq e fortë besnikëria e rrënjosur dikur mes tyre që t’i bashkojë sërish, kur vijë momenti më i rëndësishëm?
Hello Beautiful është një portret thellësisht mallëngjyes e asaj që mund të ndodhë kur zgjedhim të duam dikë, jo pavarësisht se kush është, por pikërisht për atë që është.
✦ Vera e Vitit ’69 nga Elin Hilderbrand
✦ Parajsa e Bardhë nga Kristin Hannah
✦ Gra të Vogla nga Louisa May Alcott
✦ Shtëpia Holandeze nga Ann Patchett
Libri vjen i paketuar dhe me një nënvizues pastel dhuratë! Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.
Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.
Te Një Libër e Një Bisedë Shop, çdo libër i blerë vjen i paketuar bashkë me një nënvizues pastel falas. Sepse një libradashës e meriton që libri i tij të ndihet si një dhuratë, qoftë për veten apo për dikë tjetër. Dhe kur e shoqëron me aksesorët tanë, paketimi bëhet edhe më i plotë.


Një shënjues që nuk të zhduket papritur? Shënjuesit magnetikë vendosen lehtësisht në faqen që do dhe qëndrojnë aty ku i lë. Të premtojmë!

Libri yt meriton të ruhet nga palosjet dhe dëmtimet. Prandaj, për titullin që të shoqëron kudo, zgjidh kuletat tona për ta mbajtur si të ri.

Nëse nuk do t'i harrosh librat që lexon, mbaj shënime! Skedat ngjitëse të ndihmojnë të veçosh pjesët që të kanë lënë më shumë përshtypje.
Për të të ofruar një përvojë sa më të mirë, përdorim teknologji si cookies për të ruajtur ose aksesuar informacione nga pajisja jote. Kur jep pëlqimin, na lejon të përpunojmë të dhëna si mënyra si përdor faqen ose identifikues unikë në këtë faqe. Nëse nuk jep pëlqimin, ose nëse e tërheq atë më vonë, disa veçori dhe funksione të faqes mund të mos punojnë siç duhet.