900L
4 në gjendje
Po të kishe vetëm pak minuta për t’u kthyer në të shkuarën, kë do të takoje?
Në një rrugicë të ngushtë të Tokios, gjendet një kafene ku shërbehet një kafe që përgatitet për merak prej më tepër se njëqind vitesh. Por, kjo kafene u ofron klientëve një përvojë të papërsëritshme: mundësinë për t’u kthyer pas në kohë.
Nëpërmjet romanit Pa u ftohur kafeja do të njiheni me katër vizitorë, të cilët shpresojnë që të përdorin ofertën e udhëtimit në të shkuarën; dikush që të përballet me të dashurin që e ka braktisur, një tjetër për të marrë një letër nga bashkëshorti të cilit po i ikën kujtesa; e një tjetër, për të parë për herë të fundit motrën dhe për t’u takuar me bijën që nuk pati kurrë rast ta njohë.
Mirëpo, udhëtimi drejt të shkuarës nuk është krejt pa rreziqe: klientët duhet të ulen në një karrige të veçantë, ata nuk largohen dot nga kafeneja dhe për më tepër, duhet të kthehen në të tashmen, para se kafeja të ftohet… Kjo histori e bukur prekëse nga Toshikazu Kawaguchi shtjellon pyetjen e vjetër sa bota: çfarë do të ndryshoje, sikur të ktheheshe pas në kohë?
✦ Rrëfenja nga Kafeneja nga Toshikazu Kawaguchi
✦ Pa u Venitur Kujtesa nga Toshikazu Kawaguchi
✦ Ditët në Librarinë “Morisaki” nga Satoshi Yagisawa
✦ Ichigo Ichie nga Héctor García dhe Francesc Miralles
Libri vjen i paketuar dhe me një nënvizues pastel dhuratë! Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.
Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.
Te Një Libër e Një Bisedë Shop, çdo libër i blerë vjen i paketuar bashkë me një nënvizues pastel falas. Sepse një libradashës e meriton që libri i tij të ndihet si një dhuratë, qoftë për veten apo për dikë tjetër. Dhe kur e shoqëron me aksesorët tanë, paketimi bëhet edhe më i plotë.


Një shënjues që nuk të zhduket papritur? Shënjuesit magnetikë vendosen lehtësisht në faqen që do dhe qëndrojnë aty ku i lë. Të premtojmë!

Libri yt meriton të ruhet nga palosjet dhe dëmtimet. Prandaj, për titullin që të shoqëron kudo, zgjidh kuletat tona për ta mbajtur si të ri.

Nëse nuk do t'i harrosh librat që lexon, mbaj shënime! Skedat ngjitëse të ndihmojnë të veçosh pjesët që të kanë lënë më shumë përshtypje.
Për të të ofruar një përvojë sa më të mirë, përdorim teknologji si cookies për të ruajtur ose aksesuar informacione nga pajisja jote. Kur jep pëlqimin, na lejon të përpunojmë të dhëna si mënyra si përdor faqen ose identifikues unikë në këtë faqe. Nëse nuk jep pëlqimin, ose nëse e tërheq atë më vonë, disa veçori dhe funksione të faqes mund të mos punojnë siç duhet.