2,000L
2 në gjendje
Katër motra, katër natyra dhe një histori që rritet bashkë me to.
“Gra të vogla” nga Louisa May Alcott rrëfen historinë e katër motrave Març: Megi, Xhoi, Beti dhe Emi, teksa rriten në një familje të thjeshtë, por plot dashuri, në një kohë të vështirë kur i ati është larg në luftë.
Megi ëndërron një jetë të qetë e të sigurt, Xhoi kërkon liri dhe dëshiron të shkruajë, Beti është prania më e butë e shtëpisë, ndërsa Emi tërhiqet nga arti, bukuria dhe dëshira për të gjetur vendin e saj në botë.
Mes gëzimeve të vogla, mungesave, xhelozive, pajtimeve dhe humbjeve, motrat rriten duke mësuar se dashuria nuk është vetëm romancë, por edhe familje, miqësi dhe sakrificë për njerëzit që duam. Me ndjeshmëri, butësi dhe shumë jetë brenda faqeve, Louisa May Alcott sjell një roman të paharrueshëm për fëmijërinë, ëndrrat që ndryshojnë dhe lidhjet që na shoqërojnë gjithë jetën.
✦ Larg Turmës së Çmendur nga Thomas Hardy
✦ Krenari dhe Paragjykim nga Jane Austen
✦ Kopshti i Fshehtë nga Frances Hodgson Burnett
✦ Arsye dhe Ndjenjë nga Jane Austen
Libri vjen i paketuar dhe me një nënvizues pastel dhuratë! Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.
Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.
Te Një Libër e Një Bisedë Shop, çdo libër i blerë vjen i paketuar bashkë me një nënvizues pastel falas. Sepse një libradashës e meriton që libri i tij të ndihet si një dhuratë, qoftë për veten apo për dikë tjetër. Dhe kur e shoqëron me aksesorët tanë, paketimi bëhet edhe më i plotë.

Një shënjues që nuk të zhduket papritur? Shënjuesit magnetikë vendosen lehtësisht në faqen që do dhe qëndrojnë aty ku i lë. Të premtojmë!

Libri yt meriton të ruhet nga palosjet dhe dëmtimet. Prandaj, për titullin që të shoqëron kudo, zgjidh kuletat tona për ta mbajtur si të ri.

Nëse nuk do t'i harrosh librat që lexon, mbaj shënime! Skedat ngjitëse të ndihmojnë të veçosh pjesët që të kanë lënë më shumë përshtypje.
Për të të ofruar një përvojë sa më të mirë, përdorim teknologji si cookies për të ruajtur ose aksesuar informacione nga pajisja jote. Kur jep pëlqimin, na lejon të përpunojmë të dhëna si mënyra si përdor faqen ose identifikues unikë në këtë faqe. Nëse nuk jep pëlqimin, ose nëse e tërheq atë më vonë, disa veçori dhe funksione të faqes mund të mos punojnë siç duhet.