Larg Turmës Së Çmendur

1,400L

4 në gjendje

Në një botë ku të gjithë përpiqen t’i tregojnë rrugën, ajo kërkon ta zgjedhë vetë fatin e saj.

“Larg turmës së çmendur” nga Thomas Hardy ndjek historinë e Batsheba Evëdinit, një gruaje të re dhe të pavarur, e cila trashëgon një fermë dhe vendos ta drejtojë vetë jetën e saj në një kohë kur kjo nuk pritej prej grave.

Rreth saj sillen tre burra krejt të ndryshëm: Gabriel Ok, i qetë dhe besnik; fermeri Boldvud, i përmbajtur, por i pushtuar nga ndjenjat; dhe rreshteri Troi, tërheqës, i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm.

Mes punës në fshat, ndjenjave të pathëna, krenarisë dhe zgjedhjeve që sjellin pasoja, Hardy ndërton një roman për dashurinë, lirinë dhe çmimin e vendimeve që marrim. Me atmosferën e fortë të jetës rurale dhe personazhe që mbeten gjatë në mendje, “Larg turmës së çmendur” është një klasik që rrëfen historinë e një gruaje të vendosur ta zgjedhë vetë rrugën e saj.

Përshkrimi
  • Shtëpia Botuese: Botimet Living
  • Kategoria: Letërsi Klasike, Romancë
  • Viti i Publikimit: 2021
  • Përkthyesi: Diana Çuli
  • Numri i Faqeve: 474 faqe
  • ISBN: 9789928338068

Bindja nga Jane Austen
Krenari dhe Paragjykim nga Jane Austen
Gra të Vogla nga L.M. Alcott
Arsye dhe Ndjenjë nga Jane Austen

Libri vjen i paketuar dhe me një nënvizues pastel dhuratë! Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.

Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.

Kombinohet bukur me:

Për libradashësit dhe adhuruesit e detajeve

Një Libër i Paketuar si Dhuratë

Te Një Libër e Një Bisedë Shop, çdo libër i blerë vjen i paketuar bashkë me një nënvizues pastel falas. Sepse një libradashës e meriton që libri i tij të ndihet si një dhuratë, qoftë për veten apo për dikë tjetër. Dhe kur e shoqëron me aksesorët tanë, paketimi bëhet edhe më i plotë.

Zbulo Aksesorët për Libra

Shënjues Faqesh Magnetikë

Një shënjues që nuk të zhduket papritur? Shënjuesit magnetikë vendosen lehtësisht në faqen që do dhe qëndrojnë aty ku i lë. Të premtojmë!

Kuleta për Libra

Libri yt meriton të ruhet nga palosjet dhe dëmtimet. Prandaj, për titullin që të shoqëron kudo, zgjidh kuletat tona për ta mbajtur si të ri.

Skeda Ngjitëse Pastel

Nëse nuk do t'i harrosh librat që lexon, mbaj shënime! Skedat ngjitëse të ndihmojnë të veçosh pjesët që të kanë lënë më shumë përshtypje.

Disa fjalë nga klientët

Pse Zgjodhën Një Libër e Një Bisedë Shop

Shih Nëse të Pëlqen Diçka Tjetër