900L
2 në gjendje
Histori prekëse për njerëzit që do të jepnin gjithçka për një mundësi të fundit për të thënë mirupafshim.
Romani i katërt i serisë më të shitur ndërkombëtarisht të autorit Toshikazu Kawaguchi, Pa u ftohur kafeja
Klientët e rregullt në kafenenë magjike Funiculi Funicula janë njohur mirë më legjendën e saj të famshme dhe ofrimin e jashtëzakonshëm të udhëtimit në kohë. Shumë të tillë janë ribashkuar me dashuritë e vjetra, janë takuar me familjet e tyre tashmë të larguara nga kjo botë, me të dashurit e tyre, por udhëtimi nuk është pa rreziqe dhe ka disa rregulla që duhen ndjekur. Udhëtarët duhet ta kenë vizituar kafenenë më parë dhe më e rëndësishmja, duhet të kthehen në të tashmen brenda kohës së ftohjes së kafesë.
Në traditën e serisë grishëse “Pa u ftohur kafeja” të Toshikazu Kawaguchi-t, lexuesit do të njihen edhe një herë me një grup të ri vizitorësh: bashkëshortin që ka diçka të rëndësishme për të thënë; gruan që nuk mundi t’i jepte lamtumirën qenit të saj; vajzën që nuk mundi t’i përgjigjej një propozimi; dhe bijën që ia mbathi prej të atit.
Me personazhe tipike që ngrohin zemrën dhe rrëfimet melankolike, në këtë libër mahnitës dhe magjepsës “Pa thënë mirupafshim”, Kawaguchi pyet: në mundshi të ktheheni pas, kë do të dëshironit të takoni?
✦ Pa u Ftohur Kafeja nga Toshikazu Kawaguchi
✦ Pa u Venitur Kujtesa nga Toshikazu Kawaguchi
✦ Ditët në Librarinë “Morisaki” nga Satoshi Yagisawa
✦ Ichigo Ichie nga Héctor García dhe Francesc Miralles
Libri vjen i paketuar dhe me një nënvizues pastel dhuratë! Çdo porosi paketohet me shumë kujdes dhe dashuri në studion e Një Libër e Një Bisedë në Tiranë, Shqipëri.
Transporti brenda Tiranës kushton 200L, ndërsa jashtë Tiranës kushton 300L.
Te Një Libër e Një Bisedë Shop, çdo libër i blerë vjen i paketuar bashkë me një nënvizues pastel falas. Sepse një libradashës e meriton që libri i tij të ndihet si një dhuratë, qoftë për veten apo për dikë tjetër. Dhe kur e shoqëron me aksesorët tanë, paketimi bëhet edhe më i plotë.


Një shënjues që nuk të zhduket papritur? Shënjuesit magnetikë vendosen lehtësisht në faqen që do dhe qëndrojnë aty ku i lë. Të premtojmë!

Libri yt meriton të ruhet nga palosjet dhe dëmtimet. Prandaj, për titullin që të shoqëron kudo, zgjidh kuletat tona për ta mbajtur si të ri.

Nëse nuk do t'i harrosh librat që lexon, mbaj shënime! Skedat ngjitëse të ndihmojnë të veçosh pjesët që të kanë lënë më shumë përshtypje.
Për të të ofruar një përvojë sa më të mirë, përdorim teknologji si cookies për të ruajtur ose aksesuar informacione nga pajisja jote. Kur jep pëlqimin, na lejon të përpunojmë të dhëna si mënyra si përdor faqen ose identifikues unikë në këtë faqe. Nëse nuk jep pëlqimin, ose nëse e tërheq atë më vonë, disa veçori dhe funksione të faqes mund të mos punojnë siç duhet.